Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në rrugën ekspres Prilep – Gradsko, transmeton TV21.
Sipas informacioneve, një automjet i tipit Volkswagen Polo me targa të Shkupit ka humbur kontrollin në një kthesë të rrezikshme, ka dalë nga rruga në një segment me bankinë të dëmtuar, dhe është rrëzuar rreth 40 metra më poshtë, në një zonë të banuar.
“Në aksident, lëndime të rënda ka marrë ngasësi i automjetit si dhe një fëmijë 11-vjeç, i cili gjendet në gjendje kritike. Të dy janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup për shkak të seriozitetit të lëndimeve,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në automjet ndodhej edhe një pasagjer tjetër, i cili ka marrë lëndime më të lehta dhe ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Velesit.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Velesit ka kryer ekspertizën në vendngjarje dhe ka dhënë urdhër për kontroll teknik të automjetit, si dhe analizë të prezencës së alkoolit në gjak të ngasësit.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
13 Korrik, 2025 22:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.