Klube nate, dhunë familjare, vjedhje e mashtrime – një natë e gjatë për policinë në Tetovë e Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 12:34

Klube nate, dhunë familjare, vjedhje e mashtrime – një natë e gjatë për policinë në Tetovë e Gostivar

Një seri incidentesh të rënda kriminale janë shënuar në rajonin e Pollogut gjatë datave 16 dhe 17 korrik, duke përfshirë raste të prostitucionit të organizuar, dhunës në familje, vjedhjes, mashtrimit dhe keqpërdorimeve të ndryshme, sipas raportit të SPB Tetovë dhe DPB Gostivar.

Më 17.07.2025, në orën 03:50, në një lokal hotelierik përgjatë autostradës Tetovë-Gostivar, policia arrestoi Xh.M. (44) nga Tetova. Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën 11 femra të moshës 20-53 vjeç, nga të cilat gjashtë ishin shtetase maqedonase dhe pesë të huaja nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Shtetaset e huaja u ndaluan për keqpërdorim të qëndrimit turistik, ndërsa pronari u procedua për “ndihmë për qëndrim të paligjshëm”, sipas nenit 212 të Ligjit për të Huajt.

Po të njëjtën natë në Gostivar, në orën 02:15, u arrestua M.A. (51), i cili kishte përvetësuar një veturë “Mazda” me arsyetimin e një vizite tek të afërmit, por më pas nuk e kishte kthyer automjetin dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të pronarit. Vetura u gjet dhe iu kthye pronarit.

Në një tjetër rast në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, më 16.07.2025 në orën 20:30, policia ndaloi A.M. (27) për vjedhje të një trotineti elektrik nga një qytetare vendore. Pas hetimeve, trotineti u gjet dhe iu rikthye pronarit.

Në Tetovë, më 16.07.2025 në orën 12:45, u arrestua F.V. (30) nga Gostivari, i kërkuar për vuajtje dënimi sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai u transferua në burgun e Shkupit.

Një incident i rëndë dhune në familje ndodhi në një fshat të Tetovës. Më 16.07.2025 në orën 23:25, u arrestuan katër persona nga i njëjti fshat (V.I., R.I., Sh.I. dhe M.I.) pas raportimeve se kishin sulmuar fizikisht nusen e shtëpisë, si dhe motrën dhe prindërit e saj, duke mos e lejuar të marrë fëmijën e saj njëvjeçar.

Ndërkohë, në një tjetër denoncim në Tetovë, një 34-vjeçare raportoi në polici se për shkak të mosmarrëveshjeve në familje, një person i njohur i ka kërcënuar fëmijët e saj me një mjet të mprehtë.

Në po të njëjtën ditë, një 46-vjeçar nga Tetova ka denoncuar një rast mashtrimi tregtar në vlerë prej 20.450 franga zvicerane, ku një bashkëpunëtor nga diaspora kishte porositur mallra dhe kishte bërë pagesë vetëm të pjesshme, përpara se të ndërpriste çdo kontakt.

Në Tetovë është raportuar gjithashtu një konflikt fizik në vendin e punës, ku një person është sulmuar nga kolegu i tij pas një përplasjeje verbale.

Ndërsa kontrolli i djeshëm i komunikacionit në rajonin e SPB Tetovë solli 59 ndëshkime për parkim të parregullt (48 në Tetovë dhe 11 në Gostivar) dhe 111 sanksione për shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

Policia po vijon me hetimet dhe procedurat përkatëse për secilin nga rastet e lartpërmendura. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 12:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.