Për 24 orë zhduken tre persona në Shkup – mes tyre një fëmijë dhe një e moshuar
Në harkun kohor prej 24 orësh, në rajonin e Shkupit janë raportuar tre raste zhdukjesh, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
“Me datë 19.07.2025, në ora 16:00, në Stacionin Policor të Gazi Babës, M.V. (39) nga Shkupi raportoi se është kthyer në shtëpi vajza e saj V.R. (16), për të cilën të njëjtën ditë kishte bërë denoncim për largim nga shtëpia,” thonë nga MPB.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm (20.07.) në Stacionin Policor Karposh është raportuar zhdukja e një 13-vjeçari, banor i një institucioni për kujdes të fëmijëve.
“Rreth orës 05:20 të mëngjesit, në SP Gazi Babë, A.S. (25) nga fshati Trubarevë raportoi se është larguar nga shtëpia gjyshja e tij, O.S. (88), e cila vuan nga probleme shëndetësore,” informojnë nga MPB.
Sipas autoriteteve, për të tre rastet janë ndërmarrë masa për gjetjen dhe kthimin e personave të zhdukur. Flaka














