Një rast mashtrimi financiar me kartë bankare është raportuar në Gostivar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 19 korrik 2025, në ora 14:50, në SPB Tetovë është paraqitur H.H. (20) nga Republika e Kosovës, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, i cili ka raportuar se nga data 16.07.2025 deri në momentin e paraqitjes, në llogarinë e tij bankare janë realizuar transaksione online që ai nuk i ka kryer personalisht,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas deklaratës së tij, përmes keqpërdorimit të të dhënave të kartës së tij bankare, është dëmtuar financiarisht në vlerë prej 750.52 dollarësh amerikanë.
Autoritetet kanë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë në mashtrimin kibernetik. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Korrik, 2025 13:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.