U lodhën – radha për pushim vjetor për ministrat

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 23:26 Përditësuar

U lodhën – radha për pushim vjetor për ministrat

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se Qeveria do të marrë pushim vjetor nga data 5 deri më 15 gusht, duke theksuar se pas këtij afati do të zyrtarizohet qëndrimi për mënyrën e paraqitjes së koalicionit qeveritar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në deklaratën e dhënë pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me kompaninë turke “Kazanci Holding AS”, Mickoski tha se bisedimet brenda koalicionit janë konstruktive dhe në drejtim pozitiv. “Pres që në pjesën e dytë të muajit gusht të kemi një qëndrim të qartë dhe të zyrtarizuar për publikun”, deklaroi ai.

Sipas kryeministrit, bisedimet për strukturën aktuale të koalicionit tashmë kanë përfunduar, dhe fokusi tani është në analizat për partnerët potencialë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në këtë fazë, duket se ministrat dhe kabineti qeveritar do të shfrytëzojnë periudhën e pushimeve për t’u rikthyer me energji dhe vendime strategjike, ndërsa qytetarët presin qartësi mbi skenarin politik që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve vendore.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 23:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.