Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, M. M. (42 vjeç) dhe E. Xh. (44 vjeç), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në një shtëpi private në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, më 23 mars 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri, ku janë arrestuar të dyshuarit. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria Themelore ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh për të dy.
Policia konfirmon se hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa të dyshuarit janë identifikuar si autorë të mundshëm të vjedhjes, bazuar në prova të siguruara dhe dyshime të arsyeshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Korrik, 2025 18:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.