Krim dhe dramë në një motel në Tetovë: Vajzë në prag të vetëvrasjes, një i ndaluar

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 21:16

Krim dhe dramë në një motel në Tetovë: Vajzë në prag të vetëvrasjes, një i ndaluar

Policia në Tetovë ka parandaluar një ngjarje tragjike, duke shpëtuar një vajzë e cila kishte tentuar të hidhej nga dritarja e një moteli për t’i dhënë fund jetës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, pas një denoncimi nga një person me inicialet L.K., i cili kishte raportuar për një mosmarrëveshje me një vajzë që nuk pranonte të largohej nga moteli.

Në momentin kur mbërritën në vendngjarje, policët konstatuan se vajza ndodhej në buzë të dritares së dhomës, duke kërcënuar se do të hidhej ose do të vetëlëndohej me një mjet të mprehtë që mbante në dorë. Me urdhër të prokurorit publik, policia ndërhyri me forcë, duke hapur derën dhe duke e ndalur në kohë vajzën nga veprimi fatal.

E reja është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka arrestuar personin me inicialet L.K., nën dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion. Gjatë ndërhyrjes, një efektiv policie ka pësuar lëndime të lehta.

Pas përfundimit të hetimeve, ndaj personave të përfshirë do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?