Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Komunën e Gradsko, ku një fëmijë 16-vjeçar është zhdukur në ujërat e lumit Vardar, pranë fshatit Ulanec. Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kërkimi për trupin e të miturit vazhdon me intensitet të lartë.
Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar:
- Njësitet Speciale të MPB-së me varka dhe ekip zhytësish
- Forcat Speciale dhe pjesëtarë të Armatës së RMV-së
- Njësia speciale për kërkim në ujëra “Ujqërit”
- Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH)
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, dhe sipas dëshmitarëve, fëmija ka rënë në lumë në rrethana ende të paqarta. Autoritetet kanë konfirmuar se një vajzë tjetër 26-vjeçare që ishte me të është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Qytetarët e zonës janë të tronditur dhe kanë shprehur solidaritet me familjen e viktimës, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të gjetur trupin e të miturit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2025 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.