Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Llazarevë, përgjatë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, ku një këmbësor 53-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për IndeksOnline se njësia rajonale e trafikut rrugor, së bashku me mekanizmat relevantë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të ndriçuar shkaqet e aksidentit.
I dyshuari është ftuar për intervistim nga policia dhe, me rekomandim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Kanosja”. Pas procedurave fillestare, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ky rast shton shqetësimin për sigurinë e këmbësorëve në rrugët kryesore të vendit dhe nxit thirrje për masa më të rrepta në menaxhimin e trafikut.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Korrik, 2025 21:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.