12 persona të arrestuar, u kapën me drogë – MPB: U gjetën marihuanë dhe tableta

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 11:48

12 persona të arrestuar, u kapën me drogë – MPB: U gjetën marihuanë dhe tableta

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor të zhvilluar në rrugën lokale nga fshati Miravci drejt vendit të njohur si “Bel Raj”, në rajonin e Gjevgjelisë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksioni është realizuar gjatë natës mes datës 25 dhe 26 korrik 2025, në orët nga 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit. “Policia ka privuar nga liria B.J. (25), S.N., M.K. (31), N.M. (20), A.I. (24), F.P. (22) dhe D.B. (34), të gjithë nga Shkupi; G.A. (21) dhe T.J. (38) nga Kavadari; K.P. (21) nga Negotina, P.Z. (38) nga Radovishi dhe E.J. (22) nga Berova,” bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.

Sipas MPB-së, në tetë raste të ndara, gjatë kontrollit të personave ose automjeteve me të cilat udhëtonin, janë gjetur sasi të marihuanës dhe katër tableta me ngjyrë vjollcë.

“Për të gjitha rastet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ngriten kallëzime përkatëse,” informon MPB.

Ngjarja po trajtohet si pjesë e luftës kundër shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në rajonet më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Flaka & Gostivari Sot

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 11:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?