Prostitucion dhe tentativë vetëvrasjeje në Tetovë – Zgjatet paraburgimi për të dyshuarin 48-vjeçar

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 22:49

Prostitucion dhe tentativë vetëvrasjeje në Tetovë – Zgjatet paraburgimi për të dyshuarin 48-vjeçar

Me propozim të Prokurorit Publik, është zgjatur masa e paraburgimit për një 48-vjeçar, i dyshuar për veprën penale të ndërmjetësimit në prostitucion, sipas nenit 191, paragrafi 2 të Kodit Penal, njoftoi Prokuroria Publike e Tetovës.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka vepruar në mënyrë të përsëritur gjatë dy muajve të fundit, duke i siguruar klientë një shtetaseje 23-vjeçare nga Kosova, e cila qëndronte në motelin e tij në Tetovë. “Ajo i paguante shërbimet seksuale dhe pjesën më të madhe të fitimeve ia jepte të dyshuarit,” thuhet në njoftim.

Prokuroria bëri të ditur se vajza është vendosur përkohësisht në një qendër transiti për të huaj, derisa të përfundojnë hetimet dhe të zbardhet plotësisht rasti.

Ngjarja mori një kthesë dramatike më 24 korrik, kur vajza tentoi të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e motelit. Në momentin kritik ndërhyri polici Bekim Ismani nga SPB Tetovë, i cili e shpëtoi vajzën nga vdekja e sigurt. Për veprimin e tij heroik, Ministria për Punë të Brendshme ka vendosur ta shpërblejë zyrtarin policor.

Ndërkohë, policia njoftoi se është arrestuar edhe një tjetër person, L.K., nën dyshimet për kryerje të prostitucionit.

Burimi: Portalb.mk

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 22:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?