Makina e Policisë përplaset me një gomar
Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur më 26 korrik 2025, rreth orës 09:05, në rrugën lokale midis fshatit Dedel dhe kryqëzimit “Dedel”, pranë urës me të njëjtin emër, ku një automjet policor është përplasur me një karrocë të tërhequr nga një gomar.
Në aksident kanë qenë të përfshirë: një veturë e tipit “Chevrolet Spark” me targa zyrtare, në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga S.N. (26) nga fshati Josifovë, e punësuar si police me uniformë në SPB Valandovë. Në veturë ndodheshin edhe tre pasagjerë – të gjithë praktikantë policie: S.M. (21) nga fshati Piravë, M.N. (20) nga Josifovë dhe H.M. (24) nga Kazandoll.
Karroca ishte drejtuar nga S.M. (66) nga fshati Dedel, ndërsa ishte tërhequr nga një gomar. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur gjatë kalimit të urës, ku shoferët nga të dyja anët nuk kanë lënë hapësirë të mjaftueshme për kalim të sigurt dhe nuk i kanë lëvizur mjetet mjaftueshëm në skajin e djathtë të rrugës, gjë që ka çuar në përplasje.
Pas aksidentit, mjetet janë larguar vetë nga vendi i ngjarjes. Organet kompetente kanë kryer inspektim në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Flaka
















