Situata nga zjarret në jug të vendit po përkeqësohet ndjeshëm. Mbrëmjen e së dielës, fshati Sasaj në bashkinë Himarë është përfshirë nga flakët, duke vënë në rrezik rreth 50 banesa dhe jetën e banorëve.
Sipas raportimeve nga terreni, zjarri po afrohet me shpejtësi drejt zonave të banuara, i favorizuar nga erërat e forta që përhapin flakët. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke evakuuar banorët në qendër të fshatit për të shmangur incidentet. Mësohet se janë rreth 50 banorë të prekur nga situata.
Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të lartë, ndërsa ndërhyrja nga ajri po konsiderohet si e domosdoshme për të frenuar përhapjen e flakëve. Situata mbetet kritike, me rrezik të shtuar për banesat dhe infrastrukturën e zonës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Korrik, 2025 23:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.