Shoferi i makinës ndalohet nga policia- detaje të reja nga aksidenti fatal në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 12:41

Shoferi i makinës ndalohet nga policia- detaje të reja nga aksidenti fatal në Gostivar

Policia e Gostivarit ka konfirmuar informacionet dhe identiteti e viktimës nga aksidenti fatal që reportoi Flaka që nga orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 01:40 është raportuar për përplasjen mes një veture të tipit BMW me targa zvicerane, që drejtohej nga I.M. (38) nga fshati Balindoll i Gostivarit, dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, që drejtohej nga A.B. (18), banor i Gostivarit.

“Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen,” njoftoi zëdhënësja e SPB Tetovë.

Drejtuesi i veturës I.M. është privuar nga liria menjëherë pas aksidentit. “Me urdhër të prokurorit publik, ekspertizën e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës,” bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim. Siç njoftoi Flaka, i ndjeri është anëtar i familjes Baka nga Gostivari. Me 17 maj, Agoni kishte mbushur 18 vjet. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 12:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?