Një tjetër incident është shënuar mbrëmjen e sotme në veri të vendit, konkretisht në fshatin Nderlysaj, në zonën turistike të Thethit. Sipas raportimeve paraprake, një i ri ka mbetur i plagosur lehtë me thikë pas një përleshjeje me një banor vendas.
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe motivet e konfliktit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
31 Korrik, 2025 22:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.