Genard Hajdini dhe babai i tij dhunohen në Tiranë – Përfundojnë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e “Rrugës Bardhyl” në Tiranë, ku janë dhunuar fizikisht personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në ambientet e një lokali. Disa persona i janë afruar Hajdinit dhe të atit me fjalët “pse bëni zhurmë në lokal?”, dhe më pas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Të dy të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Në një video të publikuar nga vetë Genardi në rrjetet sociale, ai shprehet:
“Jam te Trauma, u zumë sot. Na rrafi njëri, na bëri peshk fare. Ishte i fortë i dheut. Si Muji dhe Halili…”
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer procedurat e nevojshme, duke marrë kallëzimet nga të dëmtuarit. Hetimet janë në vijim për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të sulmit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Hajdinit kanë shprehur shqetësimin dhe mbështetjen për të dhe familjen e tij.
Flaka
















