Ferizaj në zi – Grua 56-vjeçare vdes pas rënies nga kati i pestë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2025 19:18

Ferizaj në zi – Grua 56-vjeçare vdes pas rënies nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ferizajt këtë të premte, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi në rrugën “12 Qershori”, pranë udhëkryqit me rrugën “Zenel Hajdini”.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Njësitet policore dhe autoambulanca kanë reaguar menjëherë, duke e dërguar viktimën në Qendrën Emergjente, por fatkeqësisht mjekët konfirmuan vdekjen e saj pak minuta më vonë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2025 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.