Alarm në Gjirokastër – zjarr masiv në kodrat e Humelicës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2025 23:07

Alarm në Gjirokastër – zjarr masiv në kodrat e Humelicës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në kodrat e fshatit Humelicë, Njësia Administrative Cepo, duke përfshirë një masiv pyjor dhe duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Humelicë dhe Picar. Flakët po rrezikojnë zonat e banuara, ndërsa efektivët e MZSH Gjirokastër janë angazhuar në terren për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Kushtet e vështira të terrenit, erërat e forta dhe temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë kontrollin e situatës. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të mbrojtur banesat dhe tokat bujqësore.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët, ndërsa po vlerësohet nevoja për ndërhyrje nga ajri nëse flakët vazhdojnë të përhapen.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2025 23:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.