Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion ndërkombëtar të koduar “Dërgesa”, duke arrestuar Françesk Mecaj, 30 vjeç nga Malësia e Madhe, i cili akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake drejt Italisë.
Mecaj, i dënuar dy herë më parë si kreu i një grupi kriminal në Lecco pranë Milanos, kishte përdorur mikrobuse udhëtarësh për të dërguar armë të tipit kallashnikov dhe qindra fishekë të kamufluar në bagazhe.
Arrestimi u bë i mundur në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku mikrobusi u ndalua nga autoritetet italiane. Në pranga ranë edhe dy drejtues të mjetit, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar pritësin e armëve në BE.
Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë, në bashkëpunim me Policinë Kriminale, DVP Shkodër, GdF Italiane, Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
9 Gusht, 2025 16:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.