Shpëtohen dy turistë gjermanë të bllokuar në Seman – Policia ndërhyn me sukses

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2025 20:30

Shpëtohen dy turistë gjermanë të bllokuar në Seman – Policia ndërhyn me sukses

Një operacion i suksesshëm i Policisë së Shtetit ka bërë të mundur shpëtimin e dy shtetasve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar me velierën e tyre në grykëderdhjen e lumit Seman, në Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësia e Patrullës Detare ndërhyri me mjet lundrues dhe transportoi në mënyrë të sigurt dy turistët drejt bregut. Veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, por për shkak të kushteve të terrenit, kishte ngecur në zonë që prej mbrëmjes së djeshme.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit ka theksuar se kontrollet detare dhe ndihma për mjetet lundruese do të vijojnë në mënyrë të intensifikuar gjatë sezonit turistik.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2025 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.