Një ngjarje tragjike ka tronditur sot zonën e Gramshit, ku një person i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka dalë jashtë kontrollit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dyshohet se 80-vjeçari kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, por flakët janë përhapur me shpejtësi në disa fshatra të rrethit.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi i dendur, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Situata mbetet kritike, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra trupa të Forcave të Armatosura. Banorët janë të shqetësuar dhe shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, duke kërkuar ndihmë urgjente.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Gusht, 2025 15:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.