Tragjedi në Kullollas – I moshuari humb jetën nga flakët
Situata në Gramsh vazhdon të përkeqësohet, teksa një tjetër fshat, Harunas, është përfshirë nga flakët e zjarrit që po përhapen me shpejtësi. Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës është e pamundur, pasi rruga drejt fshatit është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e ekipeve të shpëtimit.
Deri më tani, raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve në zonën e Gramshit, ndërsa një i moshuar rreth 80 vjeç ka humbur jetën në fshatin Kullollas, pasi dyshohet se u asfiksua nga flakët që i dolën jashtë kontrollit në kopshtin e banesës.
Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, për shkak të rrezikut të lartë nga përhapja e zjarreve3.
Autoritetet kanë paralajmëruar se situata mbetet kritike, ndërsa flakët po përhapen në një zonë të gjerë, duke kërcënuar banesa, bagëti dhe pyje. Ekipet e emergjencës po punojnë me kapacitet të plotë, por terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen në disa zona.
Flaka
















