Zjarri në Plashnik del jashtë kontrollit – evakuohen banorët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2025 16:44

Zjarri në Plashnik del jashtë kontrollit – evakuohen banorët

Situata me zjarret në fshatin Plashnik, në Bashkinë Poliçan, është përshkallëzuar në një gjendje kritike, duke detyruar autoritetet lokale të kërkojnë evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Sipas kryetarit të bashkisë, komuna Tërban është veçanërisht e rrezikuar, ndërsa flakët dhe tymi po përhapen me shpejtësi, duke e bërë të vështirë largimin e njerëzve nga banesat.

“Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit,” tha kryetari i Bashkisë Poliçan.

Zjarri përfshin zona të gjera Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Panarit dhe zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”. Banorët janë udhëzuar të bashkëpunojnë me autoritetet për një evakuim të sigurt.

Ndërhyrja nga ajri pritet së shpejti, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në terren me kapacitete të kufizuara për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.

Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2025 16:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?