Zjarret në Europë: Kur natyra dhe njeriu bashkohen në katastrofë
Europa po përballet çdo vit me një krizë të përhershme zjarresh, të nxitura nga ndryshimet klimatike, sjellja njerëzore dhe infrastruktura e dobët. Vetëm këtë verë, mbi 409,000 hektarë janë djegur në Bashkimin Europian deri më 12 gusht 2025 – më shumë se dyfishi i sipërfaqes së djegur në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Shkaqet kryesore të zjarreve:
- Rrufetë dhe faktorët natyrorë
- Linjat e energjisë të dëmtuara
- Cigare të hedhura nga duhanpirësit
- Zjarre kampingu të pashuara
- Zjarrvënës të qëllimshëm
Pasojat në shëndet: Zjarret nuk vrasin vetëm përmes flakëve. Sipas studimeve, ndotja e ajrit nga tymi i zjarreve vret rreth 1.5 milion njerëz në vit në mbarë botën. Ekspozimi afatgjatë ndaj katastrofave si zjarret ka ndikim të thellë në shëndetin fizik dhe psikosocial, madje edhe dekada më vonë.
Një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences analizoi gratë e prekura nga cunami i vitit 2004 në Indonezi. 14 vjet më vonë, ato kishin nivele më të ulëta të kortizolit, hormon ky që lidhet me stresin dhe mirëqenien. Kjo tregon se katastrofat natyrore lënë gjurmë të thella në organizmin njerëzor, përtej traumës fillestare.
Europa po nxehet dyfish më shpejt se mesatarja globale, duke krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve. Vendet si Spanja, Portugalia, Franca dhe Greqia janë në gjendje alarmi, me temperatura që tejkalojnë 44°C dhe mijëra të evakuuar.
Flaka
















