Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë është konfirmuar arrestimi i një 20-vjeçari nga fshati Gradec i Gostivarit, i dyshuar për vjedhje të një automjeti në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
“Më 14.08.2025 rreth orës 05:40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin M.A. (20) nga fshati Gradec i Gostivarit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale ‘vjedhje’ të automjetit, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ku pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi penal përkatës.
Hetimet për rastin po zhvillohen nga Njësiti për Krime të Përgjithshme, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e automjetit apo dëmet e shkaktuara.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Gusht, 2025 14:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.