Aksident fatal në Pejë – një person humb jetën pasi u godit nga një kamion

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Gusht, 2025 14:51

Aksident fatal në Pejë – një person humb jetën pasi u godit nga një kamion

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion me rimorkio. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:43 në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania, sipas konfirmimit nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se:

“Ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit dhe viktima është dërguar në IML për obduksion.”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, prokurori i shtetit dhe ekipet emergjente, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Gusht, 2025 14:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?