Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë, në qarkun e Beratit, ku një automjet ka dalë nga rruga rreth orës 04:30. Sipas informacioneve zyrtare, drejtuesi i mjetit, O. C., 29 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke përfunduar jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes, O. C. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjerja që ndodhej me të ka pësuar dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Gusht, 2025 14:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.