Aksident fatal në Gjilan – 23-vjeçari humb jetën nga goditja elektrike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2025 16:41

Aksident fatal në Gjilan – 23-vjeçari humb jetën nga goditja elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjilanin, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga kontakti me energjinë elektrike gjatë punës në një kompani private.

Sipas Policisë së Kosovës, i riu, i lindur në vitin 2002, u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të emergjencës dhe mjekimit intensiv, ai ndërroi jetë në orën 07:05 të mëngjesit.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka konfirmuar se pronari i kompanisë ku ndodhi aksidenti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, me dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2025 16:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?