LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Prill, 2024 12:33

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

27 Prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë maqedonase, është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së, njoftoi LSDM.

“Më 27 prill 2017, banditë të armatosur, të nxitur nga DPMNE, hynë në Kuvend duke u përpjekur të vrisnin deputetë, të plagosnin gazetarë dhe punonjës të Kuvendit, të kërcënonin rendin kushtetues, e çuan shtetin në prag të luftës civile.
Kujtimet e fytyrave të përgjakura të deputetëve, të sulmuar me shkopinj e karrige, shkulja e flokëve, tërbimi i dhunuesve, që thyen dhe shkatërruan gjithçka kishin përpara në tempullin e demokracisë, janë ende të freskëta edhe pas shtatë vitesh.

Banditë kanë pasur mbështetje edhe nga Hristijan Mickoski, i cili atë ditë ishte para Kuvendit të Maqedonisë.

Në vend të faljes dhe dënimit, Mickoski është në mbrojtje të kriminelëve të dënuar të së Enjtes së Përgjakshme.

Advertisement

Në DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Është e njëjta parti që kërkon të shkelë sërish lirinë, demokracinë, të bëjë llogari me kundërshtarët, të përhapë urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve.

LSDM-ja bashkë me qytetarët nuk do të lejojë që 27 prilli të harrohet, nuk do të lejojë më kurrë.

Me votimin e LSDM-së dhe Koalicionit më 8 maj, qytetarët votojnë për liri, demokraci dhe vlera evropiane”, thuhet në njoftim.

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Prill, 2024 12:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme