Dy ish-drejtorë gjeneralë të Postave të Maqedonisë së Veriut po ndiqen penalisht

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:08

Dy ish-drejtorë gjeneralë të Postave të Maqedonisë së Veriut po ndiqen penalisht

SPB Shkup, për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353 paragrafi 1 të Kodit Penal të RMV-së, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër V.S. dhe B.A., ish-drejtorë gjeneralë të ndërmarrjes shtetërore SHA Posta e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave nga veprimet hetimore të ndërmarra, të kallëzuarit gjatë vitit 2023 kanë dështuar të ushtrojnë mbikëqyrjen e duhur ndaj menaxherëve të degëve të ndërmarrjes, duke lejuar shkelje të nenit 40 paragrafi 6 të Ligjit për Prokurime Publike në lidhje me nenin 9, paragrafi 1, pika g të këtij ligji. Ligji parasheh që organet kontraktuese në këtë sektor mund të kryejnë furnizime pa procedurë të prokurimit publik vetëm deri në shumën maksimale prej 24.000 euro.

Në kundërshtim me ligjin, janë realizuar furnizime pa procedurë të rregullt në vlerë totale prej 56.546 euro, duke tejkaluar pragun e lejuar për 32.546 euro. Sipas policisë, me këtë veprim është dëmtuar buxheti i AD Posta e Maqedonisë së Veriut.

94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?