Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz të Fierit, duke vënë në rrezik serioz një nga puset e naftës në zonë. Flakët, të përhapura me shpejtësi nga era e fortë, shkaktuan panik te banorët, për shkak të afërsisë me infrastrukturën e ndjeshme të nxjerrjes së naftës.
Menjëherë pas sinjalizimit, dy mjete zjarrfikëse të Albpetrolit ndërhynë me shpejtësi, duke arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe të parandalojnë përhapjen e tij në territorin përreth. Për shkak të natyrës së rrezikshme të zonës, operacioni u zhvillua me kujdes të lartë.
Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo për zjarrvënie të qëllimshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara në sipërfaqen e djegur me shkurre.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Gusht, 2025 10:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.