Taravari zbulon planin e Mickoskit për zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2025 09:31 Përditësuar

Taravari zbulon planin e Mickoskit për zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën për emisionin Debat Arb në Tv Arbëria ka zbuluar planin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Taravari theksoi se përmes kandidaturave të pavarura dhe marrëveshjes me VLEN-in, Mickoski synon një “kthesë të madhe” në komunat me shumicë shqiptare, transmeton Flaka Media.

Sipas Taravarit, strategjia e Mickoskit bazohet në tre pika: që kryesuesit e Këshillave Komunale të jenë kuadro të VMRO-DPMNE-së, që sekretarët e komunave të jenë maqedonas dhe që një nga ndërmarrjet komunale më të fuqishme në çdo komunë shqiptare të drejtohet nga kuadro të partisë së tij.

“Mickoski u thotë: unë u përkrah në komunat urbane ku ka maqedonas, por me kusht që kryetari i këshillit të jetë maqedonas – njësaj sikurse kryetari i parlamentit është shqiptar, sekretari i komunës të jetë maqedonas dhe drejtori i një ndërmarrjeje publike në atë komunë të jetë maqedonas. Ku është ideja? Mbledhjet e Këshillit Komunal në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, që nga viti 1975 janë drejtuar në gjuhën shqipe. Tani, në vitin 2025, ne po lejojmë që ato të drejtohen në maqedonisht,” tha Taravari.

Ai paralajmëroi se ky plan i kryeministrit maqedonas do të dobësonte pozitën e shqiptarëve në pushtetin lokal, duke e kthyer kryetarin shqiptar të komunës në një figurë formale, “njësoj si ministrat shqiptarë në Qeveri.” Taravari tha se kjo ishte marrëveshja që duhet të implementohet, por fatmirësisht, me largimin e Aleancës për Shqiptarët që ishte me besueshmëri 3 me 1 përkah partive të tjera të VLEN-it, kjo marrëveshje e Mickoskit ra në ujë. Flaka Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2025 09:31 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.