Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj 19-vjeçarit Bleron Dibrani për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur më 23 mars 2025 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
Sipas aktakuzës, Dibrani dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij A.Z., duke e goditur tri herë në trup. Si pasojë e plagëve të marra në mushkëri dhe mëlçi, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Vushtrrisë. Prokuroria thekson se nga të shtënat në një zonë publike është rrezikuar edhe jeta e personave të tjerë.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar armën e përdorur në krim, e cila ishte në posedim të paligjshëm. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata shpalljen fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij sipas ligjit në fuqi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 11:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.