Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar në qytetin Fano, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. I riu ishte arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtën vepër penale, por këtë herë hetimet e policisë u intensifikuan pas dyshimeve për lëvizjet e tij të dyshimta.
Sipas raportimeve, ai u ndalua nga oficerët në Via Papiria, ku iu gjetën 14 doza kokaine gati për shitje. Një kontroll i mëtejshëm në apartamentin e marrë me qira zbuloi edhe 37 doza të tjera, duke e çuar totalin në 51 doza, si dhe 500 euro në kartëmonedha, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Hetimet zbuluan se i riu kishte emigruar në Itali me qëllim shpërndarjen e drogës. Me vendim gjykate, atij i është ndaluar të qëndrojë në rajonin e Markes, ndërsa procedurat ligjore ndaj tij po vijojnë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Gusht, 2025 11:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.