Tre persona në hetim për vdekjen në kazino në Kavadar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 13:14

Tre persona në hetim për vdekjen në kazino në Kavadar

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka hapur hetim ndaj tre personave, dy 27-vjeçarë dhe një 35-vjeçar, të dyshuar si bashkautorë të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen” sipas nenit 131 të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në një kazino në Kavadar. Pas një debati verbal me viktimën, të dyshuarit kanë dalë jashtë dhe e kanë sulmuar fizikisht me grushte dhe shqelma në trup dhe kokë. Viktima ka tentuar të kthehet në kazino, por ka humbur vetëdijen dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Prokuroria ka bërë të ditur se po sigurohen prova shtesë, përfshirë edhe ekspertizë psikiatrike ndaj të dyshuarve. Nëse vërtetohet se ka pasur qëllim për ta privuar nga jeta viktimën, vepra mund të rikualifikohet në “Vrasje”.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, prokurori ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Sipas hetimeve, pas ngjarjes ata nuk janë paraqitur në polici, por janë strehuar së bashku në banesën e njërës prej tyre.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 13:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?