Morinë: Arrestohet 32-vjeçari nga Kosova me çantë plot Cannabis Sativa

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 14:53

Morinë: Arrestohet 32-vjeçari nga Kosova me çantë plot Cannabis Sativa

– Policia kufitare ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kosova, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e krimeve ndërkufitare dhe bazuar në analizën e riskut, shërbimet kufitare kaluan për kontroll të detajuar një automjet tip BMW në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, pasagjerit të automjetit, shtetasit B. S., iu gjet në çantë sasia e drogës, e cila u sekuestrua si provë materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në të njëjtën kohë, policia ka proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme:

  • N. A., 59 vjeç, nga fshati Shtiqen, për përdorim targash të një automjeti tjetër.
  • A. G., 27 vjeç, nga Kosova, për pengim të qarkullimit rrugor me parkim të parregullt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Gusht, 2025 14:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?