Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Marbella të Spanjës, ku autoritetet kanë gjetur trupin e pajetë të Miklovan Danajt, 30 vjeç, nga Shkodra, i cili ishte shpallur i zhdukur që në muajin maj.
Sipas mediave spanjolle, familjarët e tij kanë marrë një telegram ku konfirmohej vrasja dhe u paralajmëroheshin të mos e kërkonin më. Zhdukja e tij ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, ndërsa vendndodhja kishte mbetur e panjohur për muaj të tërë.
Burime hetimore dyshojnë se Danaj mund të ketë qenë i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, por deri tani nuk ka pasur arrestime dhe nuk janë dhënë detaje mbi mënyrën se si u gjet trupi.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Spanjë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi aktivitetet kriminale në zonën e Costa del Sol, e njohur për prani të lartë të grupeve të organizuara.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Shtator, 2025 09:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.