Aksident i rëndë në Shkup – 18-vjeçarja plagoset nga furgoni

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2025 21:56

Aksident i rëndë në Shkup – 18-vjeçarja plagoset nga furgoni

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në lagjen Novo Lisice të Shkupit, ku një vajzë 18-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi u godit nga një furgon.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, ngjarja u regjistrua më 03.09.2025, rreth orës 14:00, në bulevardin “Shkurt Pohod”. Një Fiat Ducato me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.J. (53) nga Shkupi, ka përplasur këmbësoren I.I. (18).

E reja u dërgua menjëherë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku mjekët konstatuan lëndime të rënda trupore. Njësitet e SPV Shkup kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa gjendja shëndetësore e vajzës mbetet e rëndë, por e qëndrueshme.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2025 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?