Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazup të Malishevës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në rrugën Malishevë–Rahovec, ku janë përfshirë dy automjete.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor,” – tha Elezaj.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Shtator, 2025 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.