Mbrëmjen e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 4 të qytetit të Kukësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Sipas burimeve paraprake, nuk ka persona të plagosur, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e incidentit.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave, ku shkak mund të jetë bërë parkimi i automjeteve. Aktualisht, policia po administron provat dhe po merr dëshmitë e banorëve, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare në orët në vijim.
Banorët e zonës raportojnë se janë dëgjuar disa të shtëna në ajër, duke krijuar panik, por fatmirësisht nuk ka raportime për dëmtime fizike.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Shtator, 2025 23:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.