Dy të rinj arrestohen për tentativë vjedhjeje në Shkup

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shtator, 2025 12:58

Dy të rinj arrestohen për tentativë vjedhjeje në Shkup

Policia e stacionit të Bit Pazarit në Shkup ka arrestuar dy persona të rinj, një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët në orët e para të mëngjesit kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në lagjen “Xhon Kenedi”.

Sipas informacioneve zyrtare, pas sinjalizimit të një qytetari, patrullat policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Dy të dyshuarit kanë tentuar të largohen, por efektivët e policisë, për t’i ndaluar, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas kësaj, ata janë kapur dhe legjitimuar.

Të rinjtë aktualisht ndodhen në stacionin policor të Bit Pazarit, ku po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi dëmet e shkaktuara apo nëse janë sekuestruar sende të vjedhura.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shtator, 2025 12:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?