Mashtrim në Gjermani – kapet në kufi shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shtator, 2025 20:09

Mashtrim në Gjermani – kapet në kufi shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia Kufitare në pikën doganore Qafë Thanë, në kufirin Shqipëri – Maqedonia e Veriut, ka arrestuar një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi F. A., banues në Maqedoninë e Veriut, u kap gjatë hyrjes në territorin shqiptar. Pas verifikimeve, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe tashmë pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë për t’u përballur me drejtësinë.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore ku policia shqiptare në Qafë Thanë arreston shtetas të Maqedonisë së Veriut të kërkuar ndërkombëtarisht. Para pak javësh, në të njëjtin vendkalim u ndalua A. A., 34 vjeç nga Kërçova, i dënuar me 20 vite burg në Zvicër për vepra të rënda penale.

Autoritetet shqiptare theksojnë se kontrollet në pikat kufitare janë intensifikuar për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shtator, 2025 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?