Edi Rama: Zoti ishte në një moment stresi kur bëri shqiptarët, Shqipërinë e bëri të dielën

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2024 19:49

Edi Rama: Zoti ishte në një moment stresi kur bëri shqiptarët, Shqipërinë e bëri të dielën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i kurseu batutat as gjatë fjalës së tij në aktivitetin për mbarëvajtja e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit.

Ai tha se kur Zoti bëri Shqipërinë ishte e diel dhe pushim, por kur krijoi shqiptarët po përjetonte moment stresi.

“Ne jemi vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. në 28 mijë km2 a futur çdo gjë, dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore, çdo gjë që mundshme dhe të imagjinueshme për ta patur në një distancë shumë të shkurtër, Zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë. Nuk e di çfarë intensiteti pune ka patur kur bëri shqiptarët, por kur bëri Shqipërinë ishte e diel dhe e kishte pushim”.

“Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi ka nxjerrë shqiptarët. Dhe nga ai moment stresi shqiptarët dolën aq sa të jashtëzakonshëm kur janë vetëm dhe kur janë përballë një sfide ku nuk kanë kujt t’i drejtohen tjetër veç forcave të veta si individë, hidhi ku të duash, aq edhe të jashtëzakonshëm pastaj për t’u ngrënë me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.