Kërçova duhet të fitohet nga Ali Ahmeti dhe jo nga Hristijan Mickoski

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 17:19

Kërçova duhet të fitohet nga Ali Ahmeti dhe jo nga Hristijan Mickoski

Kërçova është nyja e Gordit e balotazhit në fushatën zgjedhore të 2 Nëtorit 2025!

Të gjithë e dijmë se në garë për Kryetar të Kërçovës në nivel lokal janë Fatmir Dehari dhe Aleksandër Jovanovski!
Por kombëtarisht në garë për Kryetar në Kërçovë janë duke u ndeshur dy figura tashme të njohura jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski!
A do të lejojë populli shqiptar i asaj krahine famëmadhe, që pasardhësit e UÇK-së të mos e fitojnë Kërçovën?
Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të ulet flamuri i Kombit me stemën e UÇK-së dhe të largohet i poshtruar nga Selia e Kryetarit të Komunës së Kërçovës!
Prandaj me të drejtë konstatojmë se:
Beteja për Kërçovën është mitike!
Beteja për Kërçovën është historike!
Beteja për Kërçovën është ndeshje epokash dhe historish!

Beteja për Kërçovën është arena për fitoren e PLISIT!
Beteja për Kërçovën është e ardhmja e lirë e SHQIPONJAVE që fluturojnë lartë në kaltërsi!

Fitorja historike në Kërçovë e Ali Ahmetit përballë Hristijan Mickoskit, nderon Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, nderon gjakun e derdhur për liri të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, nderon miliona ditë dhe shekuj burg të ish-të burgosurve politik, që u dergjen nëpër kazamatet famkqija të Idrizovës, Shutkës, etj.!

Shqiptarët duhet ta udhëheqin e ta drejtojnë Kërçovën!
Të gjithë shqiptarët duhet të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Ali Ahmetin e Fatmir Deharin!
Të gjithë duhet ta dijnë se familja, fisi, krahina dhe Atdheu nderohen duke e hedhur votën për shqiptarët kudo që ata garojnë në çdo vend, por në Kërçovë në veçanti!

Shqiptar e shqiptare,
Vëllezër e motra,
Nga Kosova ju bëjmë thirrje dilni e votoni, votone Udhëheqësin e madh e të lavdishëm të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetin dhe kandidatin për Kryetar për Kërçovën Fatmir Deharin!
Kërçovën duhet ta fitojë Ali Ahmeti e jo Hristijan Mickoski!
Kërçovën duhet ta fitojë Fatmir Dehari e jo Aleksandër Jovanovski!
Kërçovën duhet ta fitojë AKI e jo VMRO!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Tetor 2025!

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 17:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?