Shtatë orë në SPAK, Veliaj flet pas dëshmisë: Isha këtu si bashkëpunëtor, ezauruam çështjen e inceneratorit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 20:18

Shtatë orë në SPAK, Veliaj flet pas dëshmisë: Isha këtu si bashkëpunëtor, ezauruam çështjen e inceneratorit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar për më shumë se shtatë orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për inceneratorin e Tiranës.

Në një prononcim për gazetarët, Veliaj ka thënë se dëshminë e tij prej 7-orësh, e ka dhënë si bashkëpunëtor teksa ka shtuar se ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për inceneratorin e Tiranës.

“SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari, një institucion serioz. Isha me 2 kolegë hetues profesionistë dhe të disiplinuar dhe unë them se e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është që t’i forcojmë institucionet, të bashkëpunojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor. Kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim orën 9 me 10 se kishte dhe një seancë tjetër, kështu që patëm një ezaurim total për çështjen e inceneratorit”.

“Gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekt i FC-së, i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish-bashkia me 37 Euro/ton dhe se si ky proces ishte krejt një gjë tjetër e pakërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me Bashkinë e Tiranës dhe kjo u sqarua. Sigurisht që u thanë dhe disa detaje të tjera”, ka thënë Veliaj.

Kryebashkiaku ka thënë se ndihet më i lehtësuar që më në fund pati dhe ai mundësinë që të thotë fjalë e tij.

“Të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të hetimit dhe për çështje të sekretit hetimor duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe disa prova të tjera m’u kërkua dashamirësisht që të mos i ndaj me gazetarët, do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Po ndihem vërtetë mirë që sot unë dhe ata që më duan, të ndihen më të lehtësuar që më në fund pata dhe unë mundësinë që të them dhe unë fjalën time, besoj që armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar”, potencoi Veliaj. /TvKlan/

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.