Policia njofton për tregëti me dro’gë, përdhinim dhe vjedhje
Sipas raportimit të Tetovasot, më 05/06.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria M.R. (41) nga Serbia, H.K. (32) nga Turqia, si dhe disa persona tjerë nga Shkupi, përfshirë tre të mitur, pasi tek ta u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe materie pluhur të bardhë. Pas dokumentimit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 06.12.2025, në orën 01:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, punonjës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.M. (29) nga Negotina, pas një denoncimi nga një grua 41-vjeçare nga Shkupi.
Ajo ka raportuar se më 02.12.2025, në një banesë në zonën e Qendrës, ai e kishte detyruar në veprime seksuale, duke e filmuar me telefonin mobil, dhe më pas i kishte dërguar kërcënime dhe kishte kërkuar para për të mos e publikuar videon në rrjetet sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim i përkatës.
MPB njofton 05.12.2025 në orën 14:30 në SPB Tetovë, I.S. (58) nga fshati Bërvencë ka denoncuar se ditën e mëparshme në periudhën nga ora 13:30 deri në 19:30 para fabrikës së mobiljeve në fshatin Bërvencë, një person i panjohur ka hyrë në automjetin e tij të tipit “Yugo” me targa të Tetovës, e cila ka qenë me dyer të shkyçura, dhe është përpjekur ta ndezë automjetin, por pasi nuk ka arritur në qëllimin e tij, ka vënë zjarr në automjet. Zjarri është fikur nga kalimtarë të rastit. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.
Më 05.12.2025, në orën 09:50, nëpunës policorë të NJPB Gostivar, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, e privuan nga liria E.E. (38) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprave penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë muajit të kaluar në dyqane dhe markete. Ai u mbajt në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 06.12.2025, në orën 00:05, në fshatin Çajle, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria A.K. (44) nga fshati Leunovë, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” gjatë muajit të kaluar në markete dhe dyqane në zonën e Gostivarit. Ai u mbajt në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Gazeta Flaka














