Shoferi largohet pas goditjes së një këmbësoreje, policia në kërkim

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Janar, 2026 11:27

Shoferi largohet pas goditjes së një këmbësoreje, policia në kërkim

Një këmbësore është goditur sot rreth mesditës në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup, në afërsi të qendrës tregtare “Zebra”, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Flaka.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, kur me automjet është goditur këmbësorja L.J. E lënduara është transportuar me autoambulancë të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje policia ka siguruar zonën, ndërsa në asfalt janë vërejtur pasqyra e thyer e automjetit, pjesë plastike dhe gjurmë gjaku. Për shkak të hetimeve, qarkullimi po zhvillohet vetëm në një korsi dhe është i vështirësuar edhe nga automjetet e parkuara në anë të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në një segment rrugor ku nuk ka vendkalim të shënuar për këmbësorë, por që frekuentohet shpesh nga qytetarët për shkak të këndit të lojërave dhe hapësirave për pushim në afërsi. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e shoferit dhe priten informacione shtesë lidhur me rastin. Gazeta Flaka

74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Janar, 2026 11:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?