Aksident i rëndë në rrugën Jazhincë–Tetovë, disa persona me lëndime të rënda

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Janar, 2026 17:40

Aksident i rëndë në rrugën Jazhincë–Tetovë, disa persona me lëndime të rënda

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë, pranë hyrjes në fshatin Neproshten, ku janë përfshirë tre automjete të tipit “Volkswagen Golf”.

Sipas njoftimit nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 25 janar 2026, rreth orës 22:50, ndërmjet veturave me targa të Tetovës, të drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi E.S. dhe bashkudhëtari i tij B.S. (36). Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore, të dy janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga fshati Dobrosht, bashkudhëtare në automjetin “Golf” të drejtuar nga A.I., i cili vetë ka pësuar lëndime trupore. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi A.J. nga fshati Sllatinë.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Janar, 2026 17:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?