Strumica nën ujë: Mbi 200 krerë bagëti humbasin nga përmbytjet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Janar, 2026 18:08

Strumica nën ujë: Mbi 200 krerë bagëti humbasin nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme materiale, me situatën më të rënduar të raportuar në rajonin e Strumicës.

Në fshatin Kosturino të Strumicës, një blegtor ka njoftuar se si pasojë e përmbytjeve në vendin e quajtur Shepovo kanë ngordhur mbi 120 qengja dhe rreth 100 dele. Rasti është raportuar sot në Komunën e Strumicës dhe në institucionet kompetente, të cilat pritet të dalin në terren për të konstatuar dhe vlerësuar shkallën e dëmeve.

Përmbytje janë raportuar edhe në disa shtëpi dhe toka bujqësore në fshatrat Murtino dhe Saçevë, ku uji ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, niveli i ujit në lumenjtë është stabilizuar, veçanërisht në lumin Trkanja, i cili një ditë më parë kishte dalë nga shtrati para hyrjes në Strumicë. Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Plavaja” nga Radovishi janë angazhuar në punime në urën mbi këtë lum.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në rajonin e Strumicës kanë rënë rreth 20 litra shi për metër katror, ndërsa parashikohet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati janë raportuar edhe në rajonin e Kumanovës.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se për shkak të reshjeve është rritur numri i denoncimeve për rrëshqitje dheu dhe rënie shkëmbinjsh, sidomos në akset rrugore Istibanjë–Dellçevë–kalimi kufitar, Vinicë–Berovë dhe Berovë–Strumicë. Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rruga e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë për mbajtjen e rrugëve të kalueshme, duke u bërë apel drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar.

Nga Lidhja Auto Moto bëjnë të ditur se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, por në kushte rruge të lagësht. Në vendkalimet kufitare nuk raportohen vonesa të gjata për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët. Shoferëve u bëhet thirrje që shpejtësia e lëvizjes të përshtatet me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Flaka

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Janar, 2026 18:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?