Incident i rëndë mes nxënësve në Tetovë, policia nis hetimet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Janar, 2026 18:41 Përditësuar

Incident i rëndë mes nxënësve në Tetovë, policia nis hetimet

Policia e Tetovës ka nisur hetimet për zbardhjen e një rrahjeje mes dy nxënëseve nga dy shkolla fillore në Tetovë, një incident që dyshohet se ka qenë i organizuar paraprakisht përmes rrjeteve sociale.

Sipas informacioneve zyrtare, të përfshirat në konflikt kanë kërkuar leje që të largohen më herët nga mësimi, me qëllim që të përballen jashtë ambienteve shkollore. Ato, po ashtu, kanë njoftuar shokë dhe shoqe të klasës që të jenë të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ta filmojnë incidentin.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar menjëherë për zbardhjen e plotë të rastit.

“MPB menjëherë ka marrë masa dhe aktivitete për zbulimin e tërësishëm të rastit dhe marrjen e masave përkatëse. Po ashtu, SPB Tetovë, përmes ekipit për parandalim, do të organizojë takime me drejtorët e shkollave në Tetovë me qëllim parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Sipas informacioneve fillestare, rasti duket se ka qenë i organizuar përmes rrjeteve sociale”, tha Rexhepi.

Drejtuesit e shkollave nga ku janë nxënëset e përfshira në incident paralajmëruan masa ligjore dhe disiplinore në përputhje me ligjin. Drejtoresha e Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë, Farije Kasami, e cilësoi rastin si tejet shqetësues.

“Siguria e nxënësve është prioriteti ynë kryesor. Ky rast na ka tronditur thellë dhe nuk do të doja që një gjë e tillë t’i ndodhte asnjë fëmije. Apeloj prindërit dhe institucionet që të jemi më vigjilentë dhe këto raste t’i trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ajo.

Edhe drejtoresha e SHF “Kirili dhe Metodi”, Sihana Kaba Kasami, tha se nga informacionet jozyrtare rezulton se rasti ka qenë i inskenuar dhe i përgatitur paraprakisht.

“Menjëherë i kemi thirrur prindërit dhe do të ndërmarrim masa përkatëse në kuadër të ligjit. Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit i këtij lloji”, theksoi ajo.

Drejtuesit e shkollave u bënë apel prindërve që të reagojnë dhe të bashkëpunojnë me institucionet në rast se vërejnë shenja agresiviteti apo pasigurie emocionale tek fëmijët, me qëllim parandalimin e dhunës dhe urrejtjes mes nxënësve.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Janar, 2026 18:41 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?